Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Valës” i humbin valët, ky është versioni i Telekomit për problemet me të cilat po përballen konsumatorët -

“Valës” i humbin valët, ky është versioni i Telekomit për problemet me të cilat po përballen konsumatorët

Disa qytetarë kanë raportuar në adresë të KALLXO.com se po përballen me probleme për të shfrytëzuar internetin 3g/4g të operatorit “Vala”.

Media ka kontaktuar zëdhënësin e Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja, i cili e ka pranuar se operatori “Vala” sot ka pasur disa probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit.

Lepaja tha se ekipet teknike janë duke u marrë me problemin teksa thekson se së shpejti do të tejkalohet.

“Prej orës 16:30 kemi pasur probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit 3g/4g. Ekipet tona teknike, kujdestare, janë duke u marrë me problemin i dhe shpejt do të tejkalohet”- tha Lepaja.

Zëdhënësi u shpreh se problemi nuk ka qenë i përgjithshëm, pra nuk është afektuar pjesa e thirrjeve, mirëpo vetëm interneti 3g/4g.

Ai shtoi se brenda 30 minutave pritet që problemi të evitohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *