Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Valon Syla për opozitarizmin ndaj Kurtit: S`po ja lë shenjë Blinkeni, e lëre më Memli e Lumiri -

Valon Syla për opozitarizmin ndaj Kurtit: S`po ja lë shenjë Blinkeni, e lëre më Memli e Lumiri

14 shkurti i vitit 2021 kur Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me një fitore prej 51 përqind, me gjasë ende nuk i ka ‘kfjellur’ tri partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sot, Albin Kurti kryeministër i Kosovës, brenda dhe jashtë Kuvendit pothuajse fiton çdo betejë karshi tri partive opozitare.

Me shumicën e nevojshme që ka në Kuvendin e Kosovës dhe kalimin e çdo ligji apo iniciative, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ndihet komod dhe shpesh herë tallet me opozitën për çfarëdo debati apo teme që opozita e çel në Kuvendin e Kosovës.

Fjalia më e shpeshtë që është dëgjuar në këto dy vjet e gjysmë të qeverisjes, nga partia në pushtet dhe kryeministri Albin Kurti ndaj opozitës është se ‘çfarë bëtë ju që 20 vjet’.

Të paktë në numra, opozita krejt çfarë ka bërë në këtë mandat të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti dhe partisë që drejton, është dërgimi i disa ligjeve në gjykatën Kushtetuese.

Në pikën të cilën Kurti sa ishte në opozitë e që e kundërshtonte në çdo formë përmes protestave e gazit lotsjellës, Zajednicën, tri partitë opozitare PDK, LDK, AAK duket se ishin të buta dhe pa ndonjë ide për marrëveshjen e 27 shkurtit dhe aneksin e 18 marsit në Ohër, ku aty përfshihet edhe neni 7 që dikush e quan vetmaxhim për komunat me shumicë serbe, e dikush një autonomi në të ardhmen për serbët në veriun e Kosovës.

Krejt kundërshtimi i tri partive opozitare ishte se marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke dhe ligjërisht e obliguar.

Të pafuqishëm në numra për të bërë diçka më shumë kundër marrëveshjes Kosovë – Serbi dhe qeverisjes së brendshme që drejtohet nga Albin Kurti, opozita në këto momente po i fërkon duart dhe po pret që shefi i Qeverisë ta përfundoj këtë mandat para kohe.

Kjo si pasojë e raporteve të tensionuara që kryeministri i vendit ka ndërtuar me vendet aleate, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

PDK, LDK dhe AAK së fundmi nuk po mund të bëhen bashkë edhe për një iniciativë për rrëzimin Qeverisë së Kosovës, që e ka nisur partia e tretë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Mungesë numrash matematikisht për mocion e mosbesimit ndaj Qeverisë apo ndonjë presion nga SHBA dhe BE ndaj opozitës që Albin Kurtit mos t`ia ndërpritet mandati për shkak të implementimit të marrëveshjes së panënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë.

Të dyja këto opsion janë më se reale.

Por pse vendi ka një opozitë të tillë karshi Qeverisë, analistë, partitë opozitare pro edhe pozita kanë vlerësim e mendime të ndryshme.

Frika e krijimit të një PAN-i të dytë dhe paralelja e partisë në pushtet se të gjithë janë bërë bashkë kundër qeverisë, është një nga arsyet më të forta se pse PDK, LDK dhe AAK nuk i shkojnë deri në fund një opozitarizimi kundër qeverisë aktuale.

Valon Syla, analist politik thotë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, se pavarësisht se tri partitë opozitare pas 14 shkurtit 2021 u këndellën duke fituar zgjedhjet lokale, nuk arritën të divorcohen nga gabimet e një pas njëshme sipas tij.

“Po pikë së pari është mjaftë e vështirë edhe për opozitën, jo që dikush mund t`i arsyetoj, por gabimet e opozitës një pas një e kanë vështirësuar edhe aktivitetin e tyre politik. Për shembull, fitoja e tyre në zgjedhjet lokale, nuk ditën në gjuhën tonë ‘mu ceshirat politikisht’, të bëjnë prurje të reja, të dalin me një staf tjetër opozitar, sepse partitë opozitare i fituan zgjedhjet, por kjo nuk u duk në këtë botën virtuale të Facebook, në anën tjetër kur nuk lënë shenjë as deklarata e Blinkenit e të politikanëve të tjerë amerikanë e as shefave të BE e kështu me radhë në publikun kosovar, atëherë kur s`të le shenjë Blikeni, si është e mundur Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kushdo që e kritikon Qeverinë Kurti, etiketohet si pro serb.

“Ne e shohim që ka një lojë populiste e bërë nga Kurti dhe qeveria e tij, ku çdo kush që flet, qitet në taborrin se është pro serb, nuk është mjaftueshëm patriot, nuk po e mbështet Qeverinë e kështu më radhë dhe kjo në momentin e fundit u pa në Ohër kur i nënshkruan krejt marrëveshjet dhe kjo veçse u bë më e lodhshme për opozitën ishte lojë krejt tjetër. Veç bashkësia ndërkombëtare më ndonjë “saq” të fortë diplomatik mund ta kryente lojën”.

”Tash kjo situatë pi ngjan asaj kur është nënshkruar Ohri, dhe ne po shohim se Albin Kurti po bëhet menjëherë konstruktiv pas goditjeve të ‘shpullave’ diplomatike, por a do të kthehet ky përsëri, a do ta dal Albin prapë nga shinat e kësaj diplomacie apo stabilitetit që i`u ofrua tash apo do të organizoj zgjedhjet në veri dhe do të shkoj sipas planit që po e kërkojnë vendet aleate. Interesi i Kurtit ka qenë që zgjedhjet në veri t`i bëjë bashkë më zgjedhjet nacionale, që ta fitoi ai edhe një mandat, po ashtu edhe Vuçiqi në Serbi i frynte të njëjtit interes, që po hyjmë ta ndreqim veriun, pas Ohrit dhe nga kjo punë dalim që të dy me nga një 4 vjet plus mandat, por kjo po duket se nuk po lejohet nga ambasadorët e QUINTIT, pra nuk po lejojnë zgjedhje nacionale dhe në veri bashkë”, tha Syla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *