Edhe sot kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e vogëlushit 4 vjeçar i cili po dyshohet se ka rënë mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë e Vushtrrisë, shkruan Veriu info.
Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit janë ende të paçarta.
Ekipet e zjarrfikësve, zhytësve, policisë dhe qytetarë janë angazhuar në gjetjen e tij.