Shumë vende arritën të ruajnë apo edhe të përmirësojnë rezultatet e tyre në listën e vendeve më të lumutra në vitin 2022, pavarësisht sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.
Megjithatë, raporti thekson një hendek të rëndësishëm midis niveleve të lumturisë së vendeve të ndryshme, me disa vende të goditura nga lufta që janë kombet më pak të lumtura. Rajonalisht, Evropa është shtëpia e disa prej vendeve më të lumtura, ndërsa Afrika mbetet rajoni më pak i lumtur.
Vendi më i lumtur në botë përsëri është Finlanda e cila e mban këtë pozitë tash e ca vite, kurse pas Finlandës në listën e dhjetë vendeve më të lumtura në botë vijnë: Danimarka, Islanda, Israeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe top dhjetëshen e mbyll Zelanda e Re.
Sa i përket Kosovës, ajo këtë vit renditet në vendin e 34 në ranglistën botërore, çka prapë është një renditje mjaft e mirë duke marrë parasysh se janë mbi 190 shtete në botë.