Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. Kjo sipas Raportit të Lumturisë Botërore, i cili ka disa kritere për të përcaktuar lumturinë e një vendi si mbështetja sociale, të ardhurat, shëndeti, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit.
Ky website përdor të dhënat e sondazhit global për të raportuar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën.
Për të gjashtën vit radhazi Finlanda kryeson listën, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.
Lituania është i vetmi vend i ri që renditet në njëzet vendet e para, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy nga vendet më të pakënaqura në sondazh. Ndërkohë, për sa i përket Shqipërisë, renditet në vendin e 83.
Kosova e cila renditet në vendin e 34 shumë pranë Italisë dhe Spanjës. Ndërsa Maqedonia e Veriut renditet poshtë nesh dhe është e pozicionuar në vendin e 87.