Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Vetaksident në rrugën Prizren-Dragash, shoferi dhe një fëmijë 11-vjeçar dërgohen me urgjencë në spital -

Vetaksident në rrugën Prizren-Dragash, shoferi dhe një fëmijë 11-vjeçar dërgohen me urgjencë në spital

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prizren-Dragash, ku si pasojë e kësaj dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar shoferi dhe një 11-vjeçar.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot, gjatë orës 13: 20 në rrugën Prizren-Dragash. Për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, vetura ka humbur drejtimin dhe ka dalë jashtë rrugës. Shoferi dhe një fëmijë 11-vjeçar kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në Emergjencë , lëndimet kanë qenë të lehta dhe pas trajtimit mjekësor të dy janë liruar për në shtëpi”, tha Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *