Vetëvendosja hap fushatën për zgjedhjen e kryetarit

Pasi kanë përfunduar kandidaturat në nivelet të strukturave të partisë, në Lëvizjen Vetëvendosje është hapur fushata në garën për kryetar.

Lideri i padiskutueshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në letër mund të sfidohet për këtë post. Partia e tij ka hapur fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetar/e.

“Fushata e brendshme zgjedhore për nivelin e tretë përfundon me 23 shtator 2022”, bëjnë të ditur nga ky subjekt politik.

Në zgjedhjet e fundit të brendshme që i ka pasur kjo parti, Kurti nuk ka pasur asnjë kundërkandidat, duke iu ofruar mbështetje absolute nga anëtarët e VV-së.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, që u mbajt të dielën, Kurti në një fjalim të gjatë të tij, ndër të tjera, tha se partia e tij është më demokratikja në Kosovë dhe se ajo i ka motivuar të tjerat për ndryshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *