Vetura bie në një hendek, vdes një person në Han të Elezit, lëndohet rëndë një tjetër

Një person me inicialet Q.S., 76 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Hani Elezit – Kaçanik.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë për Paparacin se pas mesnate policia në Ferizaj ka marrë informata se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë” ka ndodhur një aksident komunikacioni.

“Më datën 13.05.2023 në ora 00:06 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë” ka ndodhur një aksident komunikacioni, e përfshimë një veturë me targa vendore”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë që drejtohet nga një vajzë me inicialet Xh.S., 23 vjeçare.

Për shkaqet e aksidentit, Veseli ka thënë se dyshohet se përderisa vetura po qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim të Kaçanikut, vetura ka humbur kontrollin për çështje të panjohura, dhe ka kaluar nga ana e kundërt, ku ka rënë në një hendek dhe ka përfunduar në hekurudhë.

“Ekipe të policisë dhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë marrë masat e nevojshme për hetim, ndërsa trupi i.pajetë ështê dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion”, është shprehur Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *