Aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku për çdo ditë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës. Ato zakonisht ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Nadakovc, dy persona janë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të spitalit të Vushtrrisë.
Sinjali mëson se në aksident janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi i veturës private ka bërë shkyçje të pasigurt nga rruga, me ç’rast ka goditur veturën e Policisë.
Sipas burimeve, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe të njëjtit ndodhen jashtë rrezikut për jetë.