Vetura godet biçiklistin në Gjilan, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik është bërë një dukuri shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident i tillë mes dy automjeteve ka ndodhur të shtunën, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, ku ka mbetur i lënduar një person.

Sinjalizuesit e Sinjalit thonë se anë aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku drejtuesi i kësaj të fundit është goditur nga vetura. Për pasojë, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Gjilanit.

Ndërkohë, Sinjali mëson se i dyshuari ka ikur, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *