Një veturë raportohet se ka goditur dy fëmijë në Pejë.
Sipas informacioneve të para, thuhet se drejtuesi i veturës ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes, por që është bllokuar nga kalimtarët e rastit.
Sipas dëshmitarëve fëmijet kanë pësuar lëndime nga ky aksident.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për rastin.