Një 80-vjeçar me prejardhje nga Kosova humbi jetën teksa po pushonte në plazhin e Golemit të Shqipërisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, teksa dyshohet se tashmë i ndjeri në momentin kritik ishte duke u larë në det.
Inicialet e të njëjtit janë R.O.
Policia e Shqipërisë doli në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgin e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë.
Mediat shqiptare kanë publikuar momentin kur pushuesit u munduan t’i japin ndihmën e parë.