Vjen një lajm i mirë për Ligjin e Pagave

Dobra tha se në fillim të javës së ardhshme do të procedohet për vlerësim te Ministria e Financave, teksa la të nënkuptohet se para përfundimit të nëntorit do të bëhet dorëzimi i tyre në Kuvend.

“Së shpejti gjatë kësaj jave, maksimumi fillimi i javës së ardhshme do të shkojë tek Ministria e Financave për vlerësim të ndikimit financiar dhe do të procedohet javën e ardhshme te ministria e financave. Fillimisht javën e ardhshme nuk ka Qeveria mbledhje dhe i duhet Ministrisë së Financave disa ditë për të bërë vlerësimin e ndikimit financiar, por me të përfunduar ajo do të vazhdojmë tutje”, deklaroi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I pyetur se a mund të pritet të përfundojnë në këto afate këto procedura të Qeverisë brenda nëntorit, Dobra u përgjigj me “patjetër”.

Ndërsa, se a do të kryhet gjatë nëntorit dorëzimi në Kuvend, Dobra tha “po”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *