Vjen paralajmërimi: Ky është plani i serbëve në veri të vendit

Njohësi i zhvillimeve politike, Fatmir Sheholli ka paralajmëruar se plani i serbëve në veri është që ata do të vendosin tenda deri në largimin e policisë së Kosovës nga ajo pjesë.

“Plani i serbëve lokal në veri të Kosovës tash e tutje do jetë vendosja e tendave dhe qëndrimi në rrugë derisa të largohen njësitë elitare të Policisë së Kosovës dhe kryetarët shqiptar”, tha ai për Gazeta Blic.

Gjithashtu, sipas tij, pritet që të organizohen protesta të grave në veri dhe profesorve të shkollave dhe universitetit.

“Të gjitha partitë politike serbe dhe iniciativat qytetate serbe në veri i janë nënshtruar qëndrimeve të Listes Sërbe për rezistencë në atë pjesë të Kosovës”, thotë drejtori i Institutit për Riafirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

“Instituti ynë i ftonë të gjithë akterët politik shqiptar që në këtë situatë shumë të tensionuar t’i ndihmojn qeverisë së Kosovës pasi që Qeveria jonë ka ra në grackë të bandave kriminale në veri. Organet e rendit duhet ti identifikojn kriminelët e djeshëm dhe të merr hapa ndaj atyre elementeve destabilizuese”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *