Von Cramon e ashpër me Policinë e Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu?

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, është shprehur e acaruar ndaj pranisë së forcave policore në veri të vendit.

Veçanërisht ajo mllefin ndaj këtij veprimi e ka shprehur tek pjesëtarët policorë të vendosur pranë Komunës së Zveçanit, transmeton klankosova.tv.

Von Cramon, atyre edhe iu drejtua me: ”Çfarë dreqin ju solli juve këtu?”.

Ajo këtë reagim e shprehu gjatë vizitës së sotme të saj në komunat veriore, ndërsa dëgjoht t’u drejtohet forcave policore edhe me pyetjen: ”Ku është kërcënimi këtu?”

Ndërsa njëri nga policët, dëgjohet t’i sqarohet asaj se ”Kemi ardhë me e mbrojtë kryetarin kur të zgjedhet”, duke shtuar se këtë e kanë për detyrë ta bëjnë.

Mirëpo kur mori përgjigjien, Von Cramon duket se u pendua, duke paralajmëruar se kureshtjen e saj duhet ta shuaj diku tjetër, mbase tek qeveria në krye me Albin Kurtin kryeministër, transmeton klankosova.tv.

”Nuk ju fajësoj, mos më keqkuptoni”.

”Nuk ju takon juve të shkëputet se ku do të punoni”.

”Pyetjet e mia duhet t’i bëj në Prishtinë”, shtoi ajo mes tjerash ndërsa largohet.

Për më shumë ndiqni pamjet, të cilat janë publikuar në facebook, nga aktivisti Aleksandar Aco Arsenijeviq në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *