I dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit Valmir B. në Podujevë të hënën, dyshohet se ndodhej brenda një marketi në Podujevë para se ta kryente krimin.
Portali Raporto24 ka publikuar pamje në të cilat shihet personi i cili dyshohet se vrau një person në Podujevë duke e nxjerrë armën.
Si pasojë e gjuajtjes me armë një person mbeti i vrarë dhe një i plagosur.
Personi që dyshohet se vrau një person dhe plagosi një tjetër, dyshohet se është i mitur.
E gjitha kjo ndodhi brenda një dyqani në Podujevë.