Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Vrasje në tentativë në Prishtinë: I mituri e ther me thikë 39-vjeçarin që e ngacmoi seksualisht -

Vrasje në tentativë në Prishtinë: I mituri e ther me thikë 39-vjeçarin që e ngacmoi seksualisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, ku pas një përleshjeje fizike që ndodhi mes dy personave, ka mbetur i therur me thikë një 39-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuar për rastin është një person i mitur, teksa në konflikt janë përfshirë edhe vëllai dhe nëna e tij.

Sipas burimeve, i mituri dyshohet se fillimisht u ngacmua seksualisht nga 39-vjeçari dhe kjo u bë sebep që 16-vjeçari ta sulmojë me thikë.

Pasi lajmëroi nënën dhe vëllain e tij për atë që ka ndodhur, i dyshuari i mitur u kthyer në vendin e njëjtë ku dyshohet se u ngacmua seksualisht dhe më pas u përfshinë në një përleshje me të dyshuarin që u plagos.

39-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim të miturin dhe vëllain e tij që u përfshinë në rrahje. Po ashtu, në cilësinë e dëshmitares është intervistuar edhe nëna e dy të rinjve.

Me urdhër të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Tentim vrasje’. Ndërsa 39-vjeçari që po vazhdon trajtimin mjekësor në spital, do të hetohet për ‘Ngacmim seksual’.

Subjekt i hetimeve nga ana e organeve të drejtësisë, është edhe vëllai i të miturit, i cili dyshohet se kreu veprën penale ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *