Presidenti i Serbisë gjatë adresimi para media, pas vrasjeve masive në tri ditët e fundit në Serbi, në dy raste të ndara, tha se ka propozuar rikthimin e dënimit me vdekje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka theksuar se këtë e ka kërkuar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke shtuar se dikur ka qenë kundër këtij lloji të dënimit penal, raporton B92.
Po, Vuçiq thotë se në Qeveri kanë qenë kundër këtij vendimi.
“Dhe më lejoni t’ju them, sot në mëngjes i sugjerova Ana Brnabiqit që ta kthejmë dënimin me vdekje, por ajo dhe qeveria janë kundër, pasi do të ishim të vetmit me Bjellorusinë që do të kishim dënimin me vdekje në Evropë”, tha ai.
“Dikur kam qenë kundër dënimit me vdekje dhe jam penduar shumë për këtë”, shtoi Vuçiq.
Më pas, ai paralajmëroi masa të reja për të cilat tha se do të ndërmerrte hapa të menjëhershëm.
“Po urdhëroj MPB-në që të përgatisë masa për të cilat duhet të presim 17 muaj, përkatësisht plotësimin e ndryshimeve në ligjin për municionin dhe armët, me të cilat do të forcohen kushtet për mbajtjen dhe posedimin e armëve. jo armë gjuetie, do t’i nënshtrohen auditimit, nuk do të mbeten më shumë se 30-40 mijë copë, Serbinë do ta çarmatosim”, ka thënë Vuçiq.
Kujtojmë se sot në afërsi të Beogradit, mbetën të vdekur 8 persona dhe 14 të plagosur.
Kjo është vrasja e dytë masive në Serbi këtë javë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, kur i mituri K.K. vrau me armë tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit të shkollës dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese.