Vritet një person në Malishevë: Mësohen detajet e para për ngjarjen e rëndë

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Bubavec të Malishevës.

Sipas Policisë, një burrë është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, tregoi për Paparacin se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ai tha po ashtu se Policia është në kërkim të të dyshuarve për këtë rast.

“Atë që mund t’ju konfirmoj në këto momente është se sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”, tha ai.

“Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *