Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se ka marrë edhe një notë të tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga një shtet, shkruan Gazeta Metro.
Vucic ka folur për televizionin publik serb përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77’të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York.
Ai tha se ka marrë një notë të tërheqjes së njohjes së shtetit të Kosovës, nga një shtet.
“Kam një lajm të mirë për qytetarët e Serbisë, dua të ju tregoj se njërin prej takimeve sot, mora edhe një notë të tërheqjes së njohjes dhe kjo është një dosje më shumë në sefin tim, por edhe në sefin e Ministrisë së punëve të Jashtme”
Ai shtoi se me këtë Serbia po fuqizon pozicionin e saj.
“Po forcohemi dhe po ecim deri në atë moment kur ata nisin anëtarësimin në institucionet e reja”, porositi Vucic.
Vucic më parë ka thënë se vetëm i ka 8 çnjohje të gatshme të Kosovës. në sirtarin e tij, derisa nuk e ka cekur si cili shtet është ky. Gjithashtu Vucic tha se ky takim ishte i paparalajmëruar për mediat.