Vuçiq: Asociacioni s’u zbatua për 10 vjet dhe nuk ka shpresë se do të ndodhë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi sonte se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe nuk është zbatuar për më shumë se 10 vjet, duke shtuar se aktualisht “nuk ka shpresë se kjo do të ndodh”.

Ai tha se Serbia “do të bëjë të pamundurën për të ruajtur paqen, por se nga ana tjetër ekziston një shkallë e madhe e papërgjegjshmërisë”, transmeton Paparaci.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrat e Holandës dhe të Luksemburgut, Vuçiq theksoi se Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar 10 vjet më parë, “është ende në fuqi”.

“Në të njëjtën kohë është e lehtë të përmendet se po ushtrohet presion, se sanksionet, jemi mësuar, kemi pasur sanksione në vitet e nëntëdhjeta, Serbia është sulmuar brutalisht nga NATO, gjë që nuk është bërë në përputhje me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju e interpretoni ndryshe”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nga Holanda.

Ai shton se presionet janë diçka me të cilën “jemi mësuar” dhe shton se beson se “duhet folur për çdo gjë dhe për këtë arsye i është mirënjohës” Ruttes dhe Bettelit “që flasin me të dhe duan të ndihmojnë”.

Sipas tij, Asociacioni nuk është vetëm në katër komunat veriore, por edhe në gjashtë komuna në Jug, por “kjo nuk është përmbushur”. “Shpresoj se do të arrijmë ta ruajmë paqen”, tha Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *