Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi është deklaruar për media pas takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, shkruan Gazeta10.
Ai ka thënë se Kurti nuk e pranoi draftin e statutit të Asociacionit sepse nuk do një Republikë Serbe në Kosovë.
“Për ta është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën, sepse ata nuk dëshirojnë një Republikë Serbe edhe pse sipas të gjitha pikave të statutit kërkohet qartë në bazë të marrëveshjeve të më hershme dhe pikave të Marrëveshjes së 2015-es. S’ka asnjë pikë që nuk është nënshkruar dhe marrë vesh më parë.”, ka thënë ai, transmeton Gazeta10.
Presidenti serb ka thënë se mbetët pjesë e Kosovës që ta rishqyrtojnë draftin e propozuar.
BE-ja ka dalë me propozimin e tyre, unë e kam pranuar atë propozim, Prishtina mbetet për ta rishqyrtuar për ta tejkaluar këtë situatë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojmë dialogun.