Vuçiq ndan foto me Ramën nga Beogradi: Krenar për miqësinë me Shqipërinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur krenar për, siç e ka quajtur ai, miqësinë me Shqipërinë që është krijuar viteve të fundit.

Vuçiq një gjë të tillë e ka thënë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, duke shpërndarë një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga Beogradi, shkruan lajmi.net.

“Krenar për Beogradin dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar viteve të fundit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij.

Rama po qëndron në Beograd në margjina të Ballkanit të Hapur, i cili shkoi të promovonte festivalin e verës atje.

FOTO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *