Xhuli: Po të isha në Big Brother Albania, do lidhesha me Luizin

Modelja Juliana Nura, njëkohësisht ish-banore e “Big Brother Vip Kosova” ka shkaktuar bujë vazhdimisht me deklaratat e saj. Një nga më viralet, është kur ajo ka thënë se ka qenë në një lidhje me Noizy-n, ndërsa vetë reperi e ka mohuar diçka të tillë.

Ajo ishte e ftuar së fundmi në “E Diell”, për shumë të pathëna, ku është pyetur lidhur me djemtë e Big Brother Vip Albania.

Juliana është shprehur se nuk i njeh mjaft mirë, përveç njërit. Bëhet fjalë për fituesin e BBV, Luiz Ejllin, për të cilin modelja ka bërë edhe një shaka.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Juliana është përpjekur të qetësojë ujërat duke iu drejtuar Kiarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *