Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Z. President vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm”, përplasje mes Vuçiq e deputetit gjerman që i lidhi terroristët me Beogradin -

“Z. President vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm”, përplasje mes Vuçiq e deputetit gjerman që i lidhi terroristët me Beogradin

Ish-ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pasi ky i fundit e ka përmendur në konferencën e tij për media kur ka folur për grupin terroristë që ka sulmuar sot Kosovën dhe ka vrarë e ka plagosur dy policë të Policisë së Kosovës.

“I dashur president Vucic! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës. S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në përgjigjen e tij ndaj presidentit serb.

Presidenti serb, Aleksander Vucic, në konferencën e sotme për media ka komentuar një shkrim të ditës të bërë nga deputeti gjerman Roth, i cili kishte thënë se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.

“Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka erdhi nga Beogradi, se Serbia e bëri gjithë këtë dhe kjo flet mjaft çfarë qëllime kanë nga Roth (deputeti gjerman) deri te Fhelinger që bëri thirrje për bombardim të Beogradit”, ka thënë Vuçiq.

Roth teksa kisthe komentuar sulmin e grupit terrorist mbi Policinë e Kosovës, kishte thënë se ata janë banda serbe që përkrahen direkt nga Beogradi dhe që mund të jenë përgjegjës për sulmin.

Politikani gjerman kishte etiketuar presidentin serb Vucic, duke thënë se është kurioz të shoh se cili do të jetë arsyetimi i tij kësaj here.

“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh çfarë arsyetimi nga Aleksander Vucic mund të vijë kësaj here”, kishte shkruar Roth më herët gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *