Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
"Zbatimi i liberalizimit të vizave kërkon pak kohë" - ambasadori gjerman tregon kur mund të lëvizin lirshëm kosovarët -

“Zbatimi i liberalizimit të vizave kërkon pak kohë” – ambasadori gjerman tregon kur mund të lëvizin lirshëm kosovarët

Më 13 tetor në Luksemburg, ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen për një takim informal ku temë e ditës do të jetë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovë.

Por amabsadori gjerman dëshiron të jetë i përmbajtur në deklarata.

Mirpëo thotë se do të jetë ambasadori i fundit gjerman në Kosovë ku nuk do të ketë viza.

“Dua të theksoj atë që tashmë e kam thënë edhe javën e kaluar, t’i referohen deklaratës se shefave të qeverisë së Trekëndëshit të Vajmarit: Francës, Polonisë dhe Gjermanisë, ku konfirmohet qëllimi i liberalizimit së shpejti të vizave për Kosovën. Këtë vjeshtë do të mbahet një takim në Bruksel. Personalisht, dua të jem i përmbajtur, e kam thënë edhe nëpër intervista të shumta, që kam dhënë për televizione, por unë do të jem ambasadori i fundit gjerman në Kosovën me regjim vizash. Besoj se liberalizimi do të ndodh shpejt, por edhe nëse vendimi merret këtë vit, kërkohet pak kohë për të filluar zbatimi i vendimit, pra dy-tre muaj. Unë besoj se nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, në pranverën e vitit të ardhshëm nuk do të flasim më për këtë temë”, ka thënë ai gjatë një interviste për Radio Kosovën, të enjten.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave.

Përkundër se vazhdimisht ka pasur premtime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *