Zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP Kosova, këto janë detajet e fundit

Ka disa muaj që po transmetohet logo e programit “Big Brother Vip Kosova”, si shenjë paralajmërimi.

Fillimisht u tha që në tetor do të niste, e madje sipas disa raportimeve thuhej se data zyrtare ka qenë e martja e javës së kaluar, pikërisht me 4 tetor por kjo nuk ndodhi.

Arsyeja e mos nisjes ka qenë pikërisht mos përfundimi i punimeve në shtëpinë që do të kthehet më e vëzhguara në vend.

Tashmë, produksioni kanë menduar të startojnë me të në fund të Tetorit ose fillim të Nëntorit, varësisht se si përfundojnë punimet.

Duket se ndryshimet do të jenë të mëdha në këtë edicion të radhës, ku tashmë kanë nisur të konfirmohen emrat e parë të personazheve që do të marrin pjesë.

Kujtojmë se çmimi që fitoi Ilir Shaqiri ishte 100 mijë euro, por tani pritet që shuma të jetë më e madhe se 200 mijë euro. Gjithashtu, spektakli do të vijojë të jetë dy herë në javë, duke pasur një audiencë të madhe.

Edicioni i parë i “Big Brother Vip Kosova” do të drejtohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *