Zbulohet gjithçka: I riu në Prishtinë që lajmëroi se e rrëmbyen dhe keqtrajtuan, denoncoi rrejshëm

Javën e kaluar një 22-vjeçar kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi që pretendonte se tre persona e kanë rrëmbyer dhe keqtrajtuar për orë të tëra. Sipas tij, gjithçka kishte ndodhur për shkak të një borxhi që i riu kishte ndaj njërit prej personave që tha se e rrëmbyen. Mirëpo duket se gjithçka që ai ka pohuar, del të mos jetë e vërtetë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se në vazhdën e zhvillimeve hetimore janë siguruar prova dhe dëshmi se 22-vjeçari ka bërë kallëzim të rrejshëm në Polici dhe i njëjti nuk është rrëmbyer.

Si pasojë e lajmërimit të rremë ndaj tij është iniciuar rast në Polici dhe i njëjti është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, 22-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *