Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Zëvendës Sekretari i NATO’s: KFOR’i do të krijojë mjedis të sigurt, dialogu Kosovë -Serbi paqen -

Zëvendës Sekretari i NATO’s: KFOR’i do të krijojë mjedis të sigurt, dialogu Kosovë -Serbi paqen

Zëvendëssekretari i NATO’s Mircea Geoana në një fjalë rasti drejtuar forumit 2BS, që po mbahet në Budva, ka thënë se është përkushtim i NATO-s për të siguruar paqen në Ballkan përmes misionit të KFOR-it.

“Ne do të ndërmarrim çfarëdo hapi të nevojshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët e Kosovës, por e dimë se ajo që do të sigurojë paqe të qëndrueshme është dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëjetesa e të gjitha komuniteteve, kjo është arsyeja pse liria e lëvizjes është e nevojshme” theksoi Geoana

Duke folur për situatën në Malin e Zi, Geoană tha se Aleanca është atje për njëri-tjetrin.

“Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe Ballkanin. Së shpejti familja e NATO-s do të jetë e fortë me 32 vende, kështu që ne do të jemi një familje e madhe dhe Aleanca më e suksesshme në histori në dy kontinente. Rusia mund të jetë kërcënimi më i rëndësishëm i sigurisë, por kjo nuk është sfida e vetme. Ka shumë të tilla si terrorizmi si burim jostabiliteti, konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, politikat dhe ambiciet aktuale të Kinës, teknologjia në zhvillim dhe ndryshimet klimatike. E gjithë kjo kërcënon sigurinë tonë dhe teston qëndrueshmërinë tonë, ndaj duhet të jemi të fortë, të shkathët dhe të bashkuar. Kjo do të na ruajë në një botë gjithnjë e më të rrezikshme, tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s” ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *