Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në Veternik është raportuar për një zjarr të madh.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur Brigada e Zjarrëfiksve të Kosovës ku janë duke u munduar që ta lokalizojnë zjarrin.
Nga kjo komunë luten që të mos i djegin hamulloret ose në ndonjë mënyrë tjetër ta ndezin një zjarr
Postimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Zjarr i ndezur në Veternik të Kryeqytetit, të cilin po mundohen ta shuajnë Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës.
Të nderuar qytetarë,
Ju lutemi të keni kujdes, mos i digjni hamulloret,
mos ndezni zjarr në fusha, mos e hedhni cigaren e ndezur në tokë.
Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha!
Zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale, do të përgjigjeni para drejtësisë.