Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
ZPS ka një kërkesë të fundit për Hashim Thaçin -

ZPS ka një kërkesë të fundit për Hashim Thaçin

Me anë të një shkrese, të datës 4 nëntor, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou që të vazhdohet masa e paraburgimit ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, i cili po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në këtë shkresë, thuhet se në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullës 57 të Rregullores, ZPS i bën këto parashtresa lidhur me paraburgimin e të akuzuarit Hashim Thaçi.

Sipas tyre, që nga vendimi më i fundit, më 29 shtator 2022, nuk ka pasur asnjë ndryshim të rrethanave që do të favorizonin një përcaktim tjetër dhe Thaçi nuk ka bërë asnjë parashtrim mbi këtë apo ndonjë bazë tjetër.

Prokuroria thotë se Thaçit duhet t’i vazhdohet paraburgimi.

ZPS shkruan në këtë shkresë se Thaçi vazhdon të plotësojë standardin e aplikueshëm për rrezikun e arratisjes.

Tutje, thuhet se parashtron se aftësia e Thaçit për tu arratisur mbetet e pandryshuar nga vendimi i pestë i paraburgimit.

“Thaçi vazhdon të ushtrojë ndikim dhe autoritet që mund ta ndihmonte në arrati. Pozicionet e tij të kaluara dhe me ndikim të kohëve të fundit përfshijnë të qenit (i) anëtar themelues i UÇK-së, (ii) anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, (iii) Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së, (iv) Kryeministër dhe (v) President i Kosovës . Gjyqtari i procedurës paraprake ka deklaruar më herët se ‘dijenia e Thaçit për akuzat ndaj tij dhe mundësia e një dënimi të rëndë në rast të shpalljes fajtor rrit rrezikun e tij për t’u arratisur”, thuhet tutje nga prokuroria.

Përveç kësaj, sipas tyre, përveç njohurive të Thaçit për akuzat dhe dënimin e mundshëm të gjatë, gjykatësi i procedurës paraprake gjithashtu ka konstatuar se me marrjen e provave shtesë gjatë procesit të zbulimit ‘Thaçi ka fituar një pasqyrë të shtuar të provave në bazë të këtyre akuzave’.

Tutje, thuhet se që nga vendimi i fundit i paraburgimit, Thaçi është informuar për dëshmitarë shtesë, në të cilët ZPS synon të mbështetet, ka marrë lista të përditësuara të dëshmitarëve dhe dëshmive, si dhe ka marrë zbulime të materialeve të shumta shtesë.

ZPS thotë se Thaçi vazhdon të paraqesë rrezik për pengim të procedurave.

“Gjykatësi i procedurës paraprake ka gjetur më parë se Thaçi ‘(i) ka tentuar të minojë Dhomat e Specializuara dhe ka ofruar përfitime për personat e thirrur nga ZPS; (ii) ka një interes dhe aftësi të demonstruar për të marrë prova të siguruara nga personat e thirrur nga ZPS; dhe (iii) vazhdon të ketë autoritet dhe ndikim në Kosovë”, parashtron prokuroria.

Sipas tyre, për më tepër, gjykatësi i procedurës paraprake ka konstatuar se frikësimi ose ndërhyrja te dëshmitarëve dhe të tjerët nuk mund të zbutet në mënyrë efektive vetëm me masa mbrojtëse dhe se ekziston ‘klima e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë.

Prokuroria pretendon se nuk ka asnjë ndryshim në këto konsiderata dhe mbetet rreziku që Thaçi të ndërhyjë në procedura.

Ata thonë se faktorët e vlerësuar nëse ekziston rreziku i pengimit të procedurave sipas nenit 41(6)(b)(ii) janë gjithashtu relevant kur shqyrtohet nëse ekziston rreziku i krimeve të mëtejshme nëse Thaçi lirohet.

Tutje, parashtrojnë se sipas nenit 41(6)(b)(iii) mjafton që ekziston besimi i rrezikut se Thaçi do të nxisë ose ndihmojë të tjerët të kryejnë krime, ose të kontribuojë në ndonjë mënyrë tjetër në kryerjen e tyre, rpotton BetimiPërDrejtësi.

“Gjykatësi i procedurës paraprake paraprakisht ka konstatuar se, përveç klimës së frikësimit të dëshmitarëve, Thaçi ka: (i) interesin dhe aftësinë për të marrë prova të ofruara nga personat e thirrur nga ZPS; (ii) tentoi të minonte Dhomat e Specializuara dhe ofroi përfitime për personat e thirrur nga ZPS; (iii) një pozicion me ndikim në Kosovë që mund t’i mundësonte atij të nxiste mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) një rrëfim i shtuar i rastit të ZPS-së kundër tij që nga [vendimi i fundit i paraburgimit] si rezultat i [materialeve shtesë nga ZPS]”, thuhet nga ana e prokurorisë.

Prokuroria shton se kjo mbetet e vërtetë edhe sot, dhe vazhdon të ekzistojë rreziku që Thaçi të kryejë krime shtesë.

Sipas ZPS-së, kushtet e tjera nuk mund të zbusin rreziqet dhe paraburgimi mbetet proporcional.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *