Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) nesër(e enjte) pritet të merr vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.
Zyrtarë të ZRrE-së kanë bërë të ditur se të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 për qind, tarifa të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.
“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.
Nga ZRrE janë përgjigjur se Bordi I këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë vit do te shqyrtoj propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.
Pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa./KP/