Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të martën rreth orës 12:40, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për Gazeta10 e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./