Tragjike: Vdes trevjeçari në Podujevë, e zuri rrota e traktorit

Një trevjeçar ka vdekur në Podujevë pasi ka rënë nga traktori në të cilin ai dhe vëllai i tij shtatëvjeçar ndodheshin.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur kur shtatëvjeçari e ka ndezur traktorin i cili kishte lëvizur dhe si pasojë vëllai i tij trevjeçar ka rënë nga traktori e të cilin e ka zënë rrota e pasme e këtij mjeti motorik.

E gjithë ngjarja ka ndodhur kur prindërit e dy fëmijëve kanë qenë duke e punuar arën.

Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me policinë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *