I mituri në Drenas e merr 15-vjeçaren në shtëpi dhe e ngacmon seksualisht, prindërit e çojnë në Polici

Rastet e ngacmimeve seksuale të vajzave e grave veç po rriten në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla qoftë nga vet viktimat, apo edhe familjet e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku një familje u detyrua ta njoftojë Policinë pasi i biri 16-vjeçar kishte dërguar në shtëpi një vajzë të mitur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare nga Novobërda, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari në shtëpinë e tij. Rasti u zbulua pasi prindërit e tij raportuan atë se çfarë ka ndodhu.

Mësohet se prindërit e tij kanë dhënë deklaratat në lidhje me rastin, bashkë me palët, dy të miturit, të cilët kanë përshkruar detajet se si kanë përfunduar bashkë në shtëpinë e 16-vjeçarit.

Me t’u raportuar rasti, hetuesit policorë kanë mbledhur informacione që lidhen me ngjarjen, derisa pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar për 24 orë, për veprën penale “Ngacmim Seksual”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *