Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Skandal: Nuk ka mjete për pagat e profesorëve universitarë -

Skandal: Nuk ka mjete për pagat e profesorëve universitarë

Ministria e Financave ka refuzuar të ekzekutojë pagat mujore të 122 pjesëtarëve të stafit të Universitetit të Prishtinës, për shkak të mungesës së mjeteve në dispozicion.

Një komunikim i brendshëm në mes të zyrtarëve të Thesarit të Shtetit dhe Ministrisë së Financave, tregon se për pagat e profesorëve universitarë janë importuar pagesat për vetëm një pjesë të stafit.

122 pjesëtarë të stafit të UP-së nuk i kanë marrë pagat mujore me rregull këtë muaj, raporton Paparaci. Pagesat për 122 punonjës janë refuzuar në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës.

“Janë importuar pjesërisht pagesat për shumën 359,109.19 nr zotimit 2023-68507″, thuhet në e-mailin e një zyrtarit të Ministrisë së Financave.

Zyrtari i MF-së, në këtë komunikim, thotë se pagesat e tjera për 122 anëtarët e tjerë të stafit do të kryhen “në momentin që alokohen mjetet për shumën e mbetur”.

“Bashkëngjitur gjeni listën me 122 pagesat që janë refuzuar në simfk se nuk ka mjete në dispozicion. Në momentin që alokoni mjete për shumën e mbetur, e përpiloni një listë në Excel për këta persona dhe na dërgoni në email”, thuhet në komunikim.

Pagat e punonjësve në sektorin publik janë proceduar të premten, më 30 qershor. /Paparaci.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *