Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Falë teje familja ime jeton”, Clinton: Takimi me kamarierin nga Kosova, emocionues -

“Falë teje familja ime jeton”, Clinton: Takimi me kamarierin nga Kosova, emocionues

Ish-presidenti Bill Clinton tha në fjalimin e tij të mbajtur këtë të hënë në Tiranë se që pas largimit nga shtëpia e bardhë ka pasur disa momente që I kanë mbetur në mendje e një prej tyre ka qenë takimi me një kamarier nga Kosova.

Ai tha se djali i ishte ulur në gjunjë dhe e kishte falenderuar pasi prej tij familja e tij është ende gjallë.

“Prej kohës kur kam lënë shtëpinë e Bardhë më kanë ndodhur dy gjëra mjaft interesante. Një herë në një darkë private me 12 persona në New York, një kamarier erdhi që të merrte porosinë, pa se kush ishte aty, uli tabakan dhe u ul në gjunjë. Ai më pa dhe më tha, falë teje familja ime është gjallë.

Njerëzit me të cilët isha, nuk e kishin idenë se ç’po ndodhte. U thash se ishte shqiptar nga Kosova. Pastaj ai foli pak me njerëzit aty u tha se çfarë kishte kaluar. Vazhdoni kështu, mos i hidhni njerëzit poshtë bëni që kur njerëzit të vijnë te ju ata të duan që vendi i tyre të bëhet më shumë si e juaja”,-tha Bill Clinton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *