Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
39-vjeçari i dehur gjendet i përgjakur në rrugë në Prizren -

39-vjeçari i dehur gjendet i përgjakur në rrugë në Prizren

Konsumimi i tepërt i alkoolit, bën që shpeshherë konsumuesit të humbin kontrollin mbi veprimet e tyre. Po ashtu, në shumë raste ata përfshihen në telashe me persona të tjerë, e madje nuk janë të rralla as konfrontimet fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur në Prizren, ku një person është gjetur i gjakosur në rrugën ‘Edit Durham’ në orët e hershme të mëngjesit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 39-vjeçari është dërguar atje me urgjencë dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka lëndime të lehta në pjesën e kokës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës, i cili ka pohuar se derisa ishte në një lokal bilardoje dhe duke pirë alkool, është sulmuar nga disa persona.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të rastit,

Me urdhër të Prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *