Mitrovica u trondit pasditën e sotme, pasi brenda 8 minutash u gjenden dy të vdekur në rrugë.
Fillimisht u raportua për një të vdekur në rrugën “Ali Zeneli”, shkruan “Jepi zë”.
Policia e konfirmoi rastin për “Jepi zë”, duke bërë të ditur që bëhet fjalë për një 77 vjeçar.
“Sot , rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Avni Zahiti.
Mirëpo, del se 8 minuta para këtij rasti, në Mitrovicë u gjet edhe një trup tjetër i pajetë.
Policia thotë se trupi i një 56 vjeçari u gjet në rrugën “Fadil Deliqi”.
“Sot rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.
Theksojmë se që të dy rastet po konsiderohen vdekje të dyshimta dhe Policia po heton.