Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë se shumë kompani po merren me procedurat e rekrutimit nga vendet aziatike si Bangladeshi e Nepali.
Mungesa e punëtorëve në Kosovë ka bërë bizneset që të kontraktojnë puntorë nga vendet aziatike.
E për këtë Sogojeva tha për Insajderin se prej vitit të ardhshëm parashihet një mungesë ma e madhe e punëtorëve për shkak të liberalizimit të vizave.
“Qysh tani bizneset po ballafaqohen me mungesë të puntorëve e lë më prej 1 janarit”, u shpreh Sogojeva.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: