Selmanaj për Kurtin: Është person konfliktuoz, nuk dëshiron rend dhe ligj, por dhunë, anarki e katrahurë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj për Info Magazinë ka folur për raportet e Kosovës, sipas tij, të tensionuara me ShBA-të.

Selmanaj ka kritikuar Kurtin, duke thënë se pelqen dhunën, anarkinë dhe katrahurën.

Selmanaj ka thënë se kryeminstri Kurti po e vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Ky person na ka fut në aventura, ku po e vë në dilemë edhe ekzistencën e shtetit tonë, sepse vënia në dilemë e aleancave tona me ShBA-të dhe BE-në është vërja në pikëpyetje të ekzistencës tënde, sepse kjo është baza themelore e shtetit të Kosovës. Themelet e shtetit të Kosovës janë mbi këto vlera e mbi këto aleanca, e nëse këto i shkatërrojmë, e shkatërrojmë dhe cenojmë rëndë shtetin e Kosovës”, deklaroi Selmanaj.

Tutje, ai ka thënë se Kurti është konfliktuoz, person që nuk dëshiron rend dhe ligj, duke shtuar se është person i dëmshëm në krye të vendit.

“Dhe jo vetëm në krye të vendit, por unë shpesh e them me miq që atë ta lësh diku edhe të lëshojë certifikata të lindjes, ka me bë telashe, e lëre më ta udhëheqë shtetin. Është person konfliktuoz, është person i cili nuk dëshiron rend, ligj e funksionalitet. Ai do dhunë, anarki, katrahurë”, vlerësoi deputeti i LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *