Kurti thotë se nuk kanë informacion zyrtar nëse nga grupi kriminal ka të plagosur a vrarë

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar të dielën se nuk ka ndonjë informacion zyrtar nëse ka të plagosur apo të vrarë nga grupi kriminal në veri të Kosovës.

Shefi i qeverisë tha se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha janë në kampin në Belvedere.

“Jam në Prishtinë me zëvendësdrejtorin Hoti, ndërsa Svecla e Hoxha janë në Belvedere. Ne jemi vazhdimisht në komunikim. Të vetmet momente kur s’munda janë këto. Menjëherë do të vazhdojmë të marrim lajmet më të reja, por në këto momente s’mund ta konfirmoj këtë”, tha ai para gazetarëve.

Po ashtu, Kurti theksoi se në momentin që policia i jep informacion zyrtar, “padyshim se do ta ndajmë me ju”.

Mes tjerash, ai deklaroi se se sot vendi është në situatë të jashtëzakonshme.

“E ftoj formacionin kriminel që t’i dorëzohet organeve tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *