Reagojnë kolegët e Afrim Bunjakut: Dhashtë Zoti gjaku yt të mos shkojë kot, qofsh dëshmori i fundit

Pas reagimit të familjarit të policit të Kosovës, Afrim Bunjaku i cili humbi jetën heroikisht rreth orës 2:34 të natës së sotme, kanë reaguar edhe disa nga kolegët e tij.

Polici i Kosovës, Naim Zeka ka shkruar disa fjalë lamtumirëse për të ndjerin, duke thënë se ai do të mbetet përherë në zemrën e tij.

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Rreshter Afrim Bunjaku pa u mbush një javë qe morrem se bashku mirënjohjen perë punën dhe angazhim tonë ne detyrë ja qe ndodhi ky sulm i banditëve Shkije dhe TY të bënë Herojn me te freskët qe dhe jetën per Kosovën. Dhashtë Zoti qe ti te jesh Deshmori i fundit qe bije ne altarin e Lirisë. Dhashtë Zoti e gjaku i yt dhe gjaku i gjithë atyre qe dhan jetën per ketë Tokë te mos u shkoj kot. Do mbetesh përherë ne Zemrën time Allahu te Shperbleftë me Xhenetë Amin,Amin,Amin”, thuhet në reagimin e tij.

Edhe polici tjetër i Kosovës, Hilmi Kodrolli shkroi disa fjalë lamtumirëse.

“Lamtumire Shef dhe nga sot Hero i Kosoves Rr.Afrim Bunjaku.”I lehte ju qoft dheu i Kosoves shoku yn i dashur. Ngushellime familjes Bunjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *