Një tërmet i ri e ka goditur perëndimin e Afganistanit – disa ditë pas dy tërmeteve tjera të fuqishme, të cilat i kanë lënë të vdekur mbi 1.000 njerëz.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se tërmeti 6.3 shkallësh i Rihterit është regjistruar afër qytetit të Heratit.
Thellësia e tërmetit ka qenë 6.3 kilometra.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Më shumë se 90 për qind e atyre që kanë vdekur nga dy tërmet paraprake ka qenë gra dhe fëmijë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë
Herati është qyteti i tretë më i madh i Afganistanit, dhe gjendet në afërsi me kufirin iranian.
Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, sidomos në zonën malore Hindu Kush, pasi shtrihet në zonat tektonike euroaziatike dhe indiane.