Pejë: Burrë e grua rrahin njëri tjetrin, intervenon policia

Një çift bashkëshortor raportohet të kenë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Rasti ka ndodhur në Pejë.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh thotë se dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tyre.

Të dyshuarit më pas janë arrestuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 11.05.2024 – 22:00. Është raportuar se dy të dyshuarit, qift bashkëshortor, pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *