gjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2023. Sipas të dhënave të ASK-së , deficit tregtar është më i lartë për 7,1% në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022.
Sipas ASK-së tregtia e mallrave në vitin 2023 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 5,1 miliardë euro, që tregojnë për një deficit tregtar më të larët për 7,1% krahasuar me vitin 2022, ku edhe në këtë vit ka një bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 863,1 milionë euro, ndërsa importi 5,9 miliardë euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 14.6%.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2022 me atë të vitit 2021 shifrat tregojnë se kemi një rritje vjetore për 21,8%, rritje e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës. Ndërsa të dhënat e tregtisë së mallrave për Importin e Kosovës në vitin 2022 kanë shënuar një rritje vjetore rreth (20,4%) duke krahasuar me vitin paraprak 2021.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22,30% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17,66% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,86% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,52 e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,52% e përbëjnë produktet minerale; 4,77% e përbëjnë tekstil dhe artikuj tekstili; etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14,57% e përbëjnë produktet minerale; 12,14% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,44% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,00 e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,99 e përbëjnë mjetet e transportit; 6,92% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 278,6 milionë euro, ose rreth 32,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10,6%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,8%), Italia (4,5%), Holanda (3,2%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 2,5 miliardë euro, ose 43,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6,5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (5,6%), Italia (5,2%), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 343,6 milionë euro, ose 39,8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (3,0%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (14,1%), Shqipëria (13,3%), Serbia (5,8%), Mali i Zi (5,2%).
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 926,6 milionë euro, ose 15,7% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (7,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,5%), Maqedonia e Veriut (5,3%), Serbia (3,4%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 241,0 milionë euro, ose 27,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (12,3%) dhe Zvicra (8,8%).
Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 2,4 miliard euro, ose 41,4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,8%) dhe Kina (11,0%).