Tërmet i fuqishëm godet këtë shtet, magnituda 6.0

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur Gadishullin Noto.Siç raportohet, tërmeti goditi vendin rreth orës 6:31 të mëngjesit të së hënës dhe vlerësohet të ketë qenë 14 kilometra i thellë.

Pesë shtëpi që ishin dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i 1 janarit, janë shembur në qytetin Wajiima, kurse dëme të mëdha materiale nuk raportohen, kanë bërë të ditur nga prefektura Ishikawa.

Operatorët hekurudhor thonë se shërbimet e trenave me plumb Hokuriku Shinkansen dhe Joetsu Shinkansen u pezulluan përkohësisht për shkak të një ndërprerjeje të energjisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *