Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Suharekë: Gruaja e lodhur nga dhuna në familje denoncon burrin e saj në Polici, vet kthehet të jetojë te prindërit -

Suharekë: Gruaja e lodhur nga dhuna në familje denoncon burrin e saj në Polici, vet kthehet të jetojë te prindërit

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në fshatin Maqitevë të Suharekës, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 22-vjeçarja e cila po ashtu si pasojë e lëndimeve të marra ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Ajo para hetuesve policorë ka deklaruar se i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj që një kohë të gjatë dhe si pasojë e kësaj ka kërkuar që të kthehet të jetojë në shtëpinë e prindërve.

Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në veprim dhe kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *