Hadith Najafi, vajza që simbolizoi protestat në Iran pas vrasjes së Mahsa Aminit, është qëlluar për vdekje.
Këtë lajm është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe në veçanti gazetarja iraniane Masih Alinejad, e cila në profilin e saj në Twitter shkruan:
“Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba në qytetin e Karaj”.
Tek videoja në të cilën është vendosur dedikimi shihet vajza bionde, pa mbulesë, e cila lidhte flokët e saj para një demonstrate.
E reja u qëllua me gjashtë plumba gjatë protestave, të cilat kanë lënë të vdekur edhe 41 persona.
Protestat masive nisën pas vdekjes së Mahsa Amini, në paraburgimin e Iranit, pas arrestimin për vendosjen jo të duhur të shamisë.
Iran, morta Hadith Najafi, l’attivista simbolo delle proteste | Sky TG24
Pak kohë më parë babai i 22-vjeçares ka deklaruar e nuk e kanë lejuar të shohë të bijën gjatë kohës që ishte atje.
Në një intervistë me BBC Persian, Amjad Amini tha se nuk ishte lejuar të shikonte raportin e autopsisë së vajzës së tij dhe mohoi që ajo të kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore.
Ai tha se dëshmitarët i kishin thënë familjes se ajo ishte rrahur në paraburgim nga policia, gjë e cila është mohuar nga autoritetet iraniane. Mahsa Amini u arrestua pasi dyshohet se ka thyer rregullat për veshjen e hixhabit.
Gruaja kurde nga qyteti veriperëndimor i Saqezit, vdiq në spital në Teheran të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.
Babai i viktimës u shpreh se ai ishte penguar vazhdimisht nga stafi mjekësor që të shihte trupin e vajzës së tij pas vdekjes.