Arsimtarja e matematikës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga një shkollë në Komunën e Suharekës për shkak se mbante shami.
Lidhur, me këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi e cila vjen pikërisht nga kjo komunë.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se kjo që ka ndodhur është e papranueshme.
Ndërsa, ka falënderuar kryetarin Bali Muharremajn për reagimin e shpejtë që e njëjta të vazhdojë punën e saj.
Postimi i saj i plotë:
I papranueshëm dhe i padrejtë përjashtimi i arsimtares me mbulesë nga shkolla. Kjo nuk është rruga që ne duhet të ndjekim drejt vlerave perëndimore.
Falënderoj kryetarin Bali Muharremaj për reagimin e shpejtë dhe qasjen korrekte karshi këtij rasti të ndjeshëm, që arsimtarja të vazhdojë punën e saj.
Dhe po, askush nuk është mbi ligjin!